Tentoi të vrasë nipin e Kastriot Reçit bashkë me të birin, kush është viktima që u ekzekutua sot në Rrëshen

schedule11:12 - 26 Shtator, 2023

schedule 11:12 - 26 Shtator, 2023

Rrësheni u trondit paraditen e kësaj të marte nga vrasja e 62 vjeçarit Martin Bardhi. Ai u ekzekutua me armë zjarri pranë spitalit të qytetit. Martin Bardhi është një emër i njohur për policinë pasi në muajin mars të këtij viti, ai së bashku me të birin Enrik Bardhi kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit.

Ngjarja ndodhi pas një përplasje fizike mes Saimir Reçit dhe Enrik Bardhit që sipas policisë nisi për një parakalim dhe më pas ky i fundit shkoi në shtëpi, mori një automatik dhe së bashku me të atin qëlluan në drejtim të mjetit të tij. Mësohet se 62 vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!