Policia në Elbasan ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë grabitjeje. Bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan Th. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.
Njoftohet se 36-vjeçari, në bashkëpunim me S. B. i arrestuar në flagrancë, më 26 qershor në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/