TIRANË- Një 31-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet pranë kthesës së Kamzës. Policia thotë se i riu Ervis Marku ka lyer veten me benzinë dhe ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.
Autoritetet kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur transportimin e tij në spitalin e djegies plastike në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet, të cilat e kanë detyruar të riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Ai po mbahet nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al