Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentoi të trafikonte kanabis jashtë kufirit/ Morinë, arrestohet 32 vjeçari

schedule12:45 - 28 Gusht, 2025

schedule 12:45 - 28 Gusht, 2025

Policia Kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 32 vjeçar në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën në çantën e tij një sasi lënde narkotike e llojit Kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMW”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 32 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.”, njofton policia. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!