Tentoi të trafikojë armë me postë drejt Anglisë, zgjatet hetimi

schedule12:09 - 23 Gusht, 2018

schedule 12:09 - 23 Gusht, 2018

Gjykata e krimeve të Rënda zgjat afatin e hetimeve deri në fund tetorit për të dyshuarin Sajmir Cullhaj, i cili tentoi të trafikojë armë me postë drejt Anglisë.

Zgjatja e afateve erdhi pas kërkesës së prokurorit Begar Dibra. Çullhaj është i dyshuar sëbashku me shtetasin Neritan Faria, i cili në kërkim që prej gushtit të një viti më parë.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se hetimet për këtë rast po kryhen dhe me Anglinë dhe priten letërporositë se kush ishin blerësit. /abcnews.al