Një 23-vjeçar ka rënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike.
23-vjeçari Xh.H., banues në fshatin Radësh në Skrapar u kap në rrugën e fshatit Ujanik-Gjerbës duke trajtuar mjetin tip “Benz” në të cilën gjatë kontrollit u gjet lënda narkotike kanabis.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
DVP Berat-Informacion- Vijojnë kontrollet e pandërprera për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihet në prangat e Policisë, një 23-vjeçar që tentoi të shpërndante lëndë narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një pune të pandërprerë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:
Xh. H., 23 vjeç, banues në fshatin Radësh, Skrapar.
Ky shtetas u kap në rrugën e fshatit Ujanik-Gjerbës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti./abcnews.al/