Tentoi të përplasë me makinën e tij forcat e policisë, Krimet e Rënda caktojnë masën e sigurisë për Petrit Dukin

schedule11:52 - 20 Tetor, 2019

schedule 11:52 - 20 Tetor, 2019

Krimet e Rënda kanë caktuar sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie‘ për Petrit Dukin. Ai u arrestua katër ditë më parë pasi tentoi të përplasë me makinën e tij forcat e policisë qëishin vendosur në zonën e Shkozës, për të ruajtur rendin dhe mbarëvjatjen e aksionit të IKMT-së gjatë shembjes së banesave.

Fillimisht ai u arrestua nën akuzën “Vrasje me dashje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë”, por më pas Krimet e Rënda bënë ndryshimin e veprës penale në “Kundërshtim të forcave të policisë” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

Gjatë caktimit të masës së sigurisë, në sallë ka qenë edhe ish-deputeti i PD Aldo Bumçi i cili nuk është pranuar në caktimin e masës së sigurisë. Burime bëjnë me dije se i pandehuri do të apelojë vendimin.

Banesat e shembura në zonën e Shkozës preken nga devijimi i Lanës në kuadër të projektit të Unazës së Re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!