Probleme me pasurinë, shkarkohet Prokurori i Krimeve të Rënda

schedule10:38 - 16 Qershor, 2020

schedule 10:38 - 16 Qershor, 2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që ish-prokurori i Krimeve të Rënda Blerim Tominaj

të shkarkohet nga detyra pasi ka gjetur problemeve gjatë procesit të rivlerësimit.

Në seancën dëgjimore në KPK që u zhvillua ditën e premte ai nuk u paraqit. Ai  u përfaqësua  në seancë nga avokati Adriatik Camaj, ish-prokuror në Prokurorinë e Tiranës dhe një prej ish-kandidatëve për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa gjykuese e përbërë nga  Genta Tafa Bungo kryesuese, Suela Zhegu relatore dhe Etleda Çiftja anëtare, gjatë hetimeve kishin vërejtur disa probleme në pasurinë e tij.

KPK kishte përfunduar vetëm hetimin administrativ për prokurorin Tominaj,  për kriterin e pasurisë, ku ILDKPKI ka identifikuar mungesë të dokumentacionit për pasuritë e trashëguara nga i ati dhe pasaktësi në deklarime.

Po ashtu prokurorit iu gjetën shkelje dhe për një lokal 179 m2 në Durrës në vlerën 170 mijë euro si trashëgimtar nga testamenti i babait të ndjerë, pasi nga hetimi administrativ ka rezultuar e justifikuar me dokumentacion vetëm një vlerë 1.2 milionë.

Por probleme ka pasur dhe me një apartament me sipërfaqe 55 m2 në plazhin e Durrësit, në vlerën rreth 25 mijë euro.

KPK në realicionin e lexuar të premten u shpreh se Tominaj ka probleme dhe me prona të tjera, pasi nuk ka burime financiare të deklaruara që t’i justifikojnë ato./abcnews.al