Tentoi të kryente veprime të turpshme me dy të mitura/ Korçë, lihet në burg 56-vjeçari

schedule09:40 - 11 Shtator, 2024

schedule 09:40 - 11 Shtator, 2024

Gjykata le në burg 56 vjeçarin Nesti Zhobro, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga policia pasi tentoi të kryente veprime të turpshme me dy vajza të mitura 7 dhe 8 vjeçare.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Zhobron, masë e cila u pranua nga gjykata.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, në lulishten e Shën Mërisë në qytet, kur dy të miturat kanë qenë duke luajtur dhe 56 vjeçari u është afruar me pretendimin për të luajtur së bashku me to, ndërsa nga dëshmitë e të miturave mësohet se ai ka tentuar t’i prekë në pjesë të trupit.

Nesti Zhobro është denoncuar dhe proceduar në gjendje të lirë më herët për vepra të tilla penale./abcnews.al