Një 55-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka thyer mesën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ka tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, e cila ishte fqinja e tij.
“Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. F., 55 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje e tij. Po punohet për kapjen e shtetasit I. F. dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia./abcnews.al

