Tentoi të korruptonte punonjësit e policisë me 2000 lekë, arrestohet shoferi i dehur

schedule16:25 - 26 Mars, 2023

schedule 16:25 - 26 Mars, 2023

Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Shkodër-Vau i Dejës.

Shtetasi Gj.b u konstatua nga forcat e policisë në këtë aks, duhet drejtuar automjetin tip “Benz” në mënyrë të parregullt.

Për të shmangur testin e alkoolit, ky shtetas iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë.

Pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë shtetasi Gj. B., 49 vjeç, banues në Vaun e Dejës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./abcnews.al