Tentoi të kontrabandonte në Shqipëri 40 pako me medikamente, arrestohet 36-vjeçari në Kapshticë

schedule13:06 - 26 Gusht, 2024

schedule 13:06 - 26 Gusht, 2024

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kapshticë. Mësohet se ai është kapur teksa ka tentuar të kontrabandonte në Shqipëri 40 pako me medikamente, të pashoqëruara me faturë blerjeje.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Njoftimi i Policisë: 

Goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve.

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që tentoi të kontrabandonte në Shqipëri, medikamente për të cilat kërkohet licencë.

Sekuestrohen 50 pako me medikamente.

Në vijim të punës së intesifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kapështicë, në hyrje të RSh-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, një autobus. Gjatë kontrollit në pjesën frigoriferike të autobusit u gjetën 5 paketime me medikamente (në total 50 pako), të pashoqëruara me faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në këtë autobus, i cili dyshohet se posedonte sasinë e medikamenteve për të cilat kërkohet licencë nga organet kompetente.

50 pakot medikamente u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!