Është shoqëruar me një incident të rëndë ceremonia e Ujit të Bekuar në Amarynthos të Greqisë. Festa, mjaft e rëndësishme e besimtarëve ortodoksë e njohur ndryshe edhe si “Theofania” konsiston me hedhjen e kryqit në ujë.
Ndërkohë, gjatë këtij momenti një i ri në Amarynthos në përpjekje për t’u hedhur me qëllim të kapë kryqin ka pësuar dëmtime serioze. Gjatë hedhjes ai ka pësuar një dëmtim në qafë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërsa i riu është dërguar në spitalin e Chalkida. Sipas mediave greke i riu është në gjendje kome. g.v/abcnews.al