Tentoi të kalonte në portin e Durrësit me pasaportë false, arrestohet turku

schedule11:31 - 1 Gusht, 2022

schedule 11:31 - 1 Gusht, 2022

Një 41-vjeçar turk është arrestuar në portin e Durrësit, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë falje.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë,  shtetasin A. Y., 41 vjeç, banues në Turqi.

Ky i fundit është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcews.al/