Tentoi te kalonte me skaf 18 qytetarë të huaj, në pranga vlonjati 45-vjeçar

schedule14:10 - 6 Qershor, 2020

schedule 14:10 - 6 Qershor, 2020

Një 45-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga nga policia pasi ka kaluar në mënyrë të paligjshme 18 persona.

Njoftohet se B.B, i cili ishte person në kërkim, është kapur në lagjen “15 Tetori” pasi ishte dënuar me burg nga Gjykata e Kavajës për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Disa muaj më parë, 45-vjeçari, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, tentoi të kalonte me skaf nga Kavaja drejt Italisë, 18 qytetarë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Vlorë

Vijon kapja e personave në kërkim.

Policia vë në pranga një shtetas, për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka bërë lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e shtetasit në kërkim B. B., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës ka bërë kapjen e këtij shtetasi në lagjen “15 Tetori” Vlorë, pasi Gjykata e Kavajës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Disa muaj më parë, shtetasi B. B., në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë me skaf, në mënyrë të paligjshme nga Kavaja drejt Italisë, 18 shtetas që kishin hyre ilegalisht në Shqipëri.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/