Tentoi të kalonte me dokumente false 2 afganët në Durrës, arrestohet i riu banues në Suedi

schedule13:44 - 5 Nëntor, 2021

schedule 13:44 - 5 Nëntor, 2021

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se akuzohet se ka tentuar të kalojë ilegalisht në port dy afganë.

I arrestuari është R. A., 25 vjeç, banues në Suedi. Ky person ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasin R. A., 25 vjeç, banues në Suedi, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të ndihmojë që të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara, shtetasit A. B. dhe B. B., banues në Kabul, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!