Tentoi të kalonte kufirin me 53 kg drogë, gjykata lë në burg italianin

schedule18:15 - 5 Shtator, 2020

schedule 18:15 - 5 Shtator, 2020

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për italianin i cili u kap në Pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me 53 kg lëndë të llojit canabis të paketuar në tre bombula gazi.

Burime për Abc News bëjnë me dije se shtetasi italian Cristino Trapani, në praninë e Avokatit Anton Kosteri, deklaroj përpara Gjykatëses se lënda e gjetur ishte e tija dhe nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të kryer këtë veprim.

LEXO EDHE: U kap me drogë në Muriqan, italiani: Nuk kisha dijeni, bombolat e oksigjenit i mora në Tiranë

Gjithashtu, ai pretendoj se këtë veprim e ka kryer për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.  Ndërkohë vetë avokati i italianit ka kërkuar arrest shtëpie, ndërsa nga ana tjetër prokurori Astrit Halilaj, ka kërkuar arrest në burg. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!