Një 52 vjeçar italian është arrestuar mesditën e së dielës teksa tentonte të hynte në sheshin e Shën Pjetrit, ku ndodheshin mijëra besimtarë, duke mbajtur një thikë me vete.
Policia e gjeti thikën duke përdorur detektorë metalikë pak përpara bekimit të zakonshëm të Papa Françeskut për besimtarët.
Në fillim, 52 vjeçari nuk pranoi të kontrollohej çanta që kishte me vete, por më pas nxori thikën dhe plagosi lehtë edhe policin përgjegjës për kontrollet. Ai u mobilizua menjëherë dhe u arrestua./abcnews.al


