Një 24-vjeçar në Greqi u arrestua nga policia pasi iu afrua murit të burgut Korydallos dhe hodhi një pako me lëndë narkotike drejt pjesë së brendshme të tij.
Sipas mediave greke, pakoja u përplas te gardhi rrethues dhe ra përsëri në rrugë. 24-vjeçari u pikas nga një patrullë e jashtme e cila arriti ta vërë atë në pranga.
Gjatë kontrollit të riut iu gjetën 4 celularë dhe 11 karta telefoni. Nga jetimet rezultoi se pakoja e drogës ishte nisur për një 22-vjeçar që vuan dënimin në këtë burg.
Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Pireut ./mv.abcnews.al