Një kampione ruse në shah është pezulluar pasi helmoi rivalen e saj të fëmijërisë përpara një ndeshjeje duke hedhur merkur vdekjeprurës mbi gurët e shahut të saj.
Amina Abakarova, 43 vjec, raportohet të ketë thënë se sulmoi Umayganat Osmanova për hakmarrje, pasi kjo e fundit e kishte ofenduar. 43
Ajo është arrestuar, teksa rrezikon tre vjet burg nëse shpallet fajtore.
Në pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur Abakarova hyri në sallën ku do të zhvillohej turneu. Ajo shihet duke parë përreth teksa i afrohet rastësisht tryezës së kundërshtarit të saj përpara se të marrë diçka nga çanta – në dukje një shishe. Ajo më pas duket se hedh të gjithë përbërjen nga ana e kundërshtares.
Pas nisjes së lojës, kundërshtarja e 43 vjecares, pësoi “marramendje të rëndë dhe të përzier dhe kërkoi kujdes mjekësor.
“Ky është rasti i parë i regjistruar i dikujt që përdor një substancë toksike, në historinë e lojës së shahut” raportohet të ketë thënë drejtori i federatës të shahut./abcnews.al