Një 16-vjeçar u arrestua nga policia, pasi tentoi të grabisë një pikë të këmbimit valutor në Gjirokastër.
Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.
16-vjeçari për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al