Tentoi të grabisë 34-vjeçaren nën kërcënimin e thikës, shpallet në kërkim autori në Sarandë

schedule12:33 - 8 Maj, 2021

schedule 12:33 - 8 Maj, 2021

Një grabitje nën kërcënimin e thikës është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në këtë qytet, pranë bankomatit të një banke.

Policia bën me dije se një person ende i paidentifikuar, ka tentuar t’i grabisë para 34-vjeçares me inicialet A,N.

Ndërkohë bëhet me dije se policia po bën krehja e zonës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sarandë/Informacion paraprak

Me datë 08.05.2021, rreth orës 10:00, në lagjen nr.2, Sarandë, 1 person ende i paidentifikuar, pranë bankomatit të një banke, dyshohet se nën kërcenimin e një mjeti të mprehtë, ka tentuar t’i vjedhë një shumë parash shtetases A. N., 34 vjeçe.

Nga ana e Policisë po bëhet krehja e zonës, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!