Tentoi të godiste me shufër hekuri punonjësin e një institucioni, arrestohet 71-vjeçarja në Elbasan/ Në çantë iu gjet edhe një…

schedule12:14 - 10 Qershor, 2025

schedule 12:14 - 10 Qershor, 2025

Një 71-vjeçare është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi tentoi që të godiste me shufër hekuri një punonjës të një institucioni për shkak të detyrës.

Gjatë kontrollit policia i gjeti në çantë edhe një shishe me benzinë, e cila më pas u sekuestrua.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen V. Sh., 71 vjeçe, pasi ka tentuar të godasë me shufër hekuri, punonjësen e një institucioni, për shkak të detyrës. Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet një shishe plastike e mbushur me lëndë djegëse benzinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!