Tentoi të fuste në Shqipëri, sende me vlerë pa i deklaruar, procedohet penalisht 56-vjeçari nga Kosova

schedule13:46 - 15 Tetor, 2024

schedule 13:46 - 15 Tetor, 2024

Një 56-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht. 56-vjeçari ka tentuar në fusë në Shqipëri sende me vlerës i monedha floriri pa i deklaruar ato.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur 15 monedha floriri. Policia ka sekuestruar monedhat.

“Sekuestrohen monedhat. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur 15 monedha floriri, të cilat ai po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar 56 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!