Tentoi të fuste fishekzjarrë dhe kapsolla, arrestohet 60-vjeçari në Morinë

schedule09:57 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 09:57 - 10 Dhjetor, 2023

Një 60-vjeçar nga Fushë-Arrëzi është vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës, pasi tentoi të fuste drejt Shqipërisë fishekzjarrë dhe kapsolla. Pas kontrolleve u pikas ngarkesa që kishte i arrestuari, ndërsa tani do t’i nënshtrohet proceseve hetimore.

Njoftimi i Policisë: 

Tentoi të kalonte kufirin, me lëndë piroteknike dhe mallra të padeklaruara, arrestohet në flagrancë  një 60-vjeçar. Sekuestrohen 131 fishekzjarrë, 4500 kapsolla dhe mallra të tjera të ndryshme. Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Morinë, Tropojë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Touran”, me drejtues shtetasin një 60 vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 131 fishekzjarrë, 4500 kapsollë, veshje dhe mallra të ndryshme, të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë, shtetasin 60 vjeç, banues në Fushë Arrëz. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!