Kur provon të shkelësh rregullat ndonjëherë fati të braktis. Kështu ka ndodhur me një makinë luksoze “Porsche” në autostradën Tiranë-Durrës.
Teksa “Porsche” filmohej nga brenda një tjetër makine, shoferi që e ngiste i shkel gazin deri në fund. Fuqia e motorit të saj bëri që makina të xhironte dhe spostohej në rrugë, e për pasojë të dilte jashtë saj dhe të përfundonte në një kanal anësor.
Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar por vetëm për dëme materiale të konsiderueshme duke përllogaritur vlerën e makinës luksoze. /abcnews.al/