Tentoi të arratisej nga çatia e hotelit, si u arrestua shqiptari në Itali

schedule13:56 - 16 Mars, 2021

schedule 13:56 - 16 Mars, 2021

Një 28 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat vendase bëjnë me dije se i riu shqiptar ishte në një hotel në momentin e arrestimit, ndërsa tentoi të arratisej nga çatia. Ai u vu në pranga në momentin kur tentoi të largohej dhe u dërgua në burg.

Ndër të tjera mësohet se shqiptari qëndronte në Itali në mënyrë ilegale, pasi ai ishte dëbuar dhe nuk i lejohej hyrja për 10 vjet.

Ndërkohë kujtojmë se më herët gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë arrest shtëpie, por u arrestua sërish, teksa u pa të lëvizte lirisht në rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!