Tentoi të abuzonte seksualisht me një 13-vjeçare, kërkohen 7 vite burg për ish-efektivin në Lezhë

schedule11:55 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 11:55 - 29 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 7 vite burg, të ish-efektivit të policisë Kol Kola, i cili u arrestua në muajin maj të këtij viti për dhune seksuale ndaj një vajze të mitur 13-vjeçare.

62-vjeçari Kola u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një të mitur. Arrestimi ka ardhur pas sigurimit të pamjeve filmike nga policia, ku shihet se 62-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmim seksual”.

Nëpërmjet mashtrimit, Kola i ka pohuar të miturës se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, dhe e ka çuar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim. Aty dyshohet se ka kryer vepra të turpshme, duke tentuar gjithashtu të kryejë marrëdhënie seksuale. Këto veprime janë kundërshtuar nga e mitura, e cila u largua me forcë nga banesa. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!