Unai Emery i ka orët e numëruara dhe rrezikon seriozisht shkarkimin nga Arsenali. Max Allegri shihet si pasuesi i trajnerit spanjoll, teksa një tjetër largim pritet të ndodhë nga klubi anglez.
Pierre-Emerick Aubameyang pritet të largohet në fund të sezonit. E ardhmja e sulmuesit nga Gaboni është Spanja. The Mirror raporton se Real Madrid dhe Barcelona janë në garë për shërbimet e 30-vjeçarit, teksa sipas Daily Star klubi katalanas ndodhet në avantazh.

Kontrata e Aubameyang me “Topçinjtë” përfundon në vitin 2021, por karriera e tij do të vazhdojë në La Ligan spanjolle. Dy klubet e mëdha iberike do të rivalizojnë fort për blerjen e goleadorit afrikan, i cili është pjesë e Arsenalit prej janarit të vitit 2018. /abcnews.al