Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë. I arrestuari është A. J., banues në Kavajë.
Ky person është vënë në pranga për shkak se Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë egzekutimi i urdhërit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
/abcnews.al/