Tentativë për vjedhje dhe plagosje, arrestohen 2 persona në Berat

schedule10:28 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 10:28 - 14 Dhjetor, 2020

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte automjetin 36-vjeçar A.Ç duke e goditur atë me sende të forta.

Pas njoftimit nga pronari i automjetit Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

Gjithashtu një tjetër rast dhune është regjistruar edhe në lagjen Uznovë në Berat.

Tre persona në bashkëpunim me njërit-tjetrin kanë goditur në shtetasin M.N, 39-vjeç duke i shkaktuar dëme në kokë. 39-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Berat/Informacion

Tentoi t’i vidhte me dhunë automjetin një shtetasi, bie në pranga 31-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Drenovicë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. Ç., 36 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë automjetin e tij.

Menjëherë, pronari i mjetit ka lajmëruar shërbimet e Policisë dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi i autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

———

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç, pasi në lagjen Uznovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur shtetasin M. N., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!