Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tentativë grabitjeje, të shtëna me armë në drejtim të tre lojtarëve të Marseille

schedule11:59 - 21 Maj, 2024

schedule 11:59 - 21 Maj, 2024

Tre futbollistë të Marseilles janë viktima të një tentative për vjedhje veture në orët e mëngjesit pas kthimit nga fitorja 2-1 si mik i Le Havre në xhiron e fundit të Ligue 1, shkruan “La Provence”.

Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite ishin në karvanin e automjeteve që u nisën nga qendra stërvitore e klubit. Më pas ata u vunë në shënjestër të kriminelëve që me sa duket synonin të vidhnin makinat e tyre.

Lojtarët e klubit francez u qëlluan teksa po iknin nga sulmuesit dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga sulmi. Një tjetër detaj tregon se sa me fat kanë qenë.



Në derën e shoferit të njërit automjet janë gjetur dy vrima plumbash, ndërsa automjetet e tjera janë goditur në pjesën e pasme nga kriminelët.

Prokuroria e Marseille ka urdhëruar një hetim dhe mësohet se janë ende në kërkim të autorëve që kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!