Tentativat për vrasje ndaj Trump/ Melania e quan mrekulli mbijetesën e bashkëshortit të saj

schedule09:52 - 27 Shtator, 2024

schedule 09:52 - 27 Shtator, 2024

Në intervistën e parë me Melania Trump në më shumë se dy vjet, ish-zonja e parë tha se mbijetesa e bashkëshortit të saj gjatë dy tentativave për vrasje ishte një mrekulli.

Ish-Zonja e Parë tha se një punonjës e lajmëroi atë për të shtënat në një tubim të korrikut në Butler, Pensilvani.

“Në tentativën e parë, mora shërbimin sekret në telefon dhe më thanë që ai është mirë. Jemi rrugës për në spital. Ai do të jetë mirë”, tha ajo.

Në fillim të këtij muaji, Melania tha se ishte në Nju Jork kur pa raportet televizive për atentatin e dytë në fushën e tij të golfit në Florida.

“Ndërkohë gjatë tentativës së dytë, unë isha në York City, në fakt, dhe e pashë atë nga mediat. Dhe menjëherë mora Shërbimin Sekret, i cili ishte i mrekullueshëm. Djemtë që ishin me të, u treguan fantastikë. Dhe unë mendoj se të dyja ngjarjet ishin vërtet një mrekulli”, tha ajo.

Ish-modelja nga Sllovenia dha detaje të reja për bashkëshortin e saj, Donald Trump, duke përfshirë dëshirën e tij për të pasur më shumë fëmijë dhe për jetën e re të djalit të tyre Barron si student.

/abcnews.al