Tentativa e fundit për Lewandowskin, telefonata e Al-Khelaifi nuk bëri punë

schedule11:59 - 17 Gusht, 2022

schedule 11:59 - 17 Gusht, 2022

“L’Equipe” ka zbuluar një prapaskenë që lidhet me sulmuesin Robert Lewandowski. Kur u kuptua se kishte vendosur të largohej nga Bayerni i Mynihut, presidenti i PSG-së, Al Khelaifi telefonoi menaxherin Pini Zahav.

Synimi ishte të studionte mundësinë e transferimit te kampionët e Francës. Numri një i klubit francez tregoi gatishmërinë për të plotësuar dëshirat e Lewandowskit dhe Bayernit të Mynihut.

Al Khelaifi donte të formonte një sulm ëndrrash me polakun, Mbappe, Neymar dhe Messin. Megjithatë kjo ishte e pamundur.

Zahavi i bëri me dije kreut të PSG-së se dëshira e bomberit polak ishte të luante te Barcelona dhe se pavarësisht shifrave, nuk do të ndryshonte asgjë.