Dani Olmo ishte një ndër objektivat e Milanit, por mesfushori spanjoll zgjodhi transferimin në Bundesligë te Leipzig. Klubi gjerman pagoi 30 milion euro në arkat e Dinamo Zagreb, teksa mund të paguajë edhe 15 milion të tjera në formë bonusesh.
Mediet kroate zbulojnë edhe një prapaskenë interesant në lidhje me 21-vjeçarin e talentuar. Bayern Munchen tentoi të bllokonte gjithçka në momentet e fundit, por ishte tepër vonë. “Mos firmos asgjë, kemi një kontratë më të mirë se Leipzig për ty“, lexohej në mesazhin e klubit bavarez.
Jo vetëm kaq, kampionët e Gjermanisë i dërguan katër mesazhe drejtuesve të klubit kroat duke tentuar t’i tundojnë me propozimin e tyre, por Dinamo Zagreb kishte mbyllur bisedimet me Leipzig dhe nuk mund të shkatërronte gjithçka. Vetë lojtari refuzoi Milanin dhe Bayern Munchen dhe ka konfirmimin e tij për t’u transferuar te Leipzig. /abcnews.al