Tensionohet situata në protestën e naftëtarëve para MIE, shoqërohen disa persona

schedule11:56 - 17 Shtator, 2020

schedule 11:56 - 17 Shtator, 2020

Është tensionuar protesta e naftëtarëve protestues para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë.

Naftëtarët të mbështetur nga disa aktivistë të organizatave politike, kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë, duke shkaktuar dhe përplasje me forcat blu.

Gazetari Maksi Rama raporton për Abc News se pas tensionimit të situatës para MIE-s janë shoqëruan në polici disa nga të rinjtë e organizatave policie të pranishëm në protestën e naftëtarëve. Nga ana e protestuesve ka pasur vetëm shtyrje të cilët kërkojnë një takim me ministren Balluku.

Në fjalën e tyre naftëtarët deklarojnë se kanë 20 paga të pa marra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë.  Sipas tyre protestat dhe manifestimet që ata kanë bërë më herët nuk janë marrë parasysh dhe situata tashmë është bërë e padurueshme.

Kemi dy vite me vendim gjyqi dhe akoma nuk zbatohet asnjë vendim në lidhje me pagat e prapambetura. Kryeministri i ka pajisur naftëtarët ,me një dokument që është statusi i naftëtarëve, por një ligj i tillë duhet që të zbatohet dhe ne duhet të marrim pagat e prapambetura. Ministrja dhe qeveria shqiptare të shlyejnë pagat e naftëtarëve. Policia të na lejojë dhe të na hapet një derë që të marrim një përgjigje. Asnjë nuk ka ardhur dhe nuk kanë pranuar që të na takojnë. Minimumi është të pranojnë të takohen me përfaqësuesi tanë”, është shprehur një naftëtar.

Ndër të tjera naftëtarët kërkojnë që të paktën ministrja të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e tyre.

Më mirë të shkojmë në burg, se atje ka një supë për të ngrënë”, ka thënë një nga naftëtarët.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!