Ka nisur me tensione mbledhja e seancës së sotme plenare. Deputeti i grupit të Rithemelimit, Edmond Spaho ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.
Sipas tij seanca e sotme plenare duhet të nisë me interpelancën e kërkuar nga grupimi i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama dhe jo me mocionin e debatit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD për krizën e çmimeve.
Spaho pretendon se është shkelur rregullorja. “Seanca të filloje me interpelancë dhe jo e mocionin. Rregullorja e Kuvendit e thotë kështu që interpelancat janë pika të para të rendit të ditës. I lini lojërat me rregulloret”, tha deputeti.
Ndrëkohë, se nënkryetarja Ermonela Felaj i dha fjalën Taulant Ballës, Spaho u tensionua, ndërsa në këtë moment siguria në sallë u vu në gatishmëri. g.v/abcnews.al