Tensionohen marrëdhëniet SHBA-Turqi

schedule08:06 - 16 Janar, 2019

schedule 08:06 - 16 Janar, 2019

Sërish të tensionuara marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi se do të shkatërronte ekonomikisht Turqinë nëse sulmonte kurdët në Siri.

Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët, por terrorizmi duhet ç’rrënjosur dhe kjo është ajo që po ndodh në Siri. Është kjo përgjigja zyratre e Ankarasë ndaj mesazhit në Twitter të publikuar nga Presidenti amerikan Donald Trump: “Fillon largimi nga Siria ndërsa po qëllohen dhe rezistentët e fundit të ISIS në Kalifat. Do të sulmojnë sërish në rast se do të ketë arsye dhe do të shkatërrojmë ekonomikisht Turqinë nëse ajo sulmon kurdët.”

Tërheqja e  trupave ushtarake amerikane nga vendi u kritikua dhe nga Arabia Saudite. Sipas Riad një gjë e tillë do të favorizojë Iranin dhe Rusinë, e gjithë kjo ndërësa në sfond është një krizë e re me Ankaranë nëse Turqia vendos të sulmojë militantët kurdë. Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, të dyja anëtare të NATO-s, ishin në gjendjen më kritike kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetën hapur organizatat kurde që mbështesin PKK-në, parti e dënuar nga Ankaraja.

Më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër dy ministrave të Presidentit turk Erdogan dhe kërkuan tarifa për eksportin e metaleve turke që dhanë pasoja negative në vlerën e lirës turke duke shkaktuar një krizë jo vetëm ekonomike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!