Tensionet Ukrainë-Rusi, Lavrov: Ka hapësirë për dialog me SHBA-në

schedule13:39 - 27 Janar, 2022

schedule 13:39 - 27 Janar, 2022

Në kuadër të tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, këtë të enjte Kremlini ka thënë se kishte hapësirë ​​për dialog të mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara, pas një përgjigje nga autoritetet amerikane ndaj kërkesave ruse për garanci sigurie.

Ndërkohë nga ana tjetër theksoi se kërkesat kryesore të Rusisë nuk ishin marrë parasysh nga Uashingtoni. Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov ka thënë se Moskës do t’i duhet kohë për të shqyrtuar përgjigjen e SHBA.

Sipas tij ishte në interes të Moskës dhe Uashingtonit që të vazhdonin dialogun, megjithëse shtoi se komentet nga SHBA dhe NATO se kërkesat kryesore të Rusisë ishin të papranueshme nuk lënë shumë hapësirë ​​për optimizëm.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk iu përgjigjën pozitivisht kërkesës “kryesore” të Rusisë, përkatësisht përfundimit të zgjerimit të NATO-s, veçanërisht ndaj Ukrainës.

Nuk ka asnjë përgjigje pozitive për çështjen kryesore” në dokumentet e marra nga Moska nga Uashingtoni, por ka një reagim që jep shpresë se do të fillojë një diskutim serioz për çështjet dytësore,” ka thënë  Lavrov.

Ndërkohë sot pritet që presidenti Vladimir Putin të vendosë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Rusisë në lidhje me përgjigjet me shkrim të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të marra dje./abcnews.al