Tensionet SHBA – Iran, apeli i Papa Frençeskut: Të ruajmë vetëkontrollin dhe dialogun

schedule14:59 - 5 Janar, 2020

schedule 14:59 - 5 Janar, 2020

Në një situatë të tensionuar për shkak të deklaratave mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, ka reaguar dhe Papa Françesku. Ai theksoi se në shumë vende të botës ndihet atmosfera e tmerrshme e tensioneve, në një kohë që lufta sjell vetëm vdekje dhe shkatërrim.

Papa Francesko i bëri apel palëve që të mbajnë ndezur flakën e dialogut dhe vetëkontrollit duke shmangur hijen e armiqësisë. Më pas ai ftoi besimtarët të luten në heshtje në mënyrë që Zoti  të plotësojë dëshirën për paqe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!