Tensionet para zgjedhjeve, Agron Duka: Të eleminojmë influencat nxitëse

schedule19:29 - 21 Prill, 2021

schedule 19:29 - 21 Prill, 2021

Kreu i PAA-së, Agron Duka thotë se duhet eliminuar çdo tensionim partiak, duke iu referuar incidenteve të njëpasnjëshme parazgjedhore që kulmuan ditën e sotme me vrasjen e një personi në Elbasan. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Duka shkruan se mandatet e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë krijojnë frikë dhe pasiguri. Ai shton se çdo kandidat dhe forcë politike duhet të dënojë publikisht çdo tensionim.

“Eleminimi i çdo tensionimi partiak – duhet të jetë detyrimi ynë më i madh ndaj shqiptarëve. Mandatet apo fitoret e përgjakura dhe konfliktet që vazhdojnë, krijojnë frikë, pasiguri dhe varfëri. Strukturat e garantimit të rendit publik duhet të jenë politikisht neutrale dhe efektive në parandalimin e çdo akti apo tendence tensionuese.

Çdo kandidat dhe çdo forcë politike në konkurim në 25 Prill, duhet publikisht të dënojë çdo tensionim.  Të gjithë realisht duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo arrihet vetëm duke eleminuar çdo influencë nxitëse dhe çdo keq-përdorim të anëtarëve, mbështetës, simpatizantëve dhe sidomos të çdo individi me cv, para apo tendenca kriminale, thjesht dhe vetëm për pushtet. Shqiptarët meritojnë një Shqipëri më të mirë dhe jo një Shqipëri të tensionuar dhe të përçarë.  Zgjedhjet le të jenë vetëm mundësi konkurimi dhe jo konflikti”, shkruan Duka./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!