Tensionet në veri, policia vazhdon ta zbatojë vendimin: S’ka targa të Serbisë në Kosovë

schedule20:37 - 26 Shtator, 2021

schedule 20:37 - 26 Shtator, 2021

Pavarësisht tensioneve në veri, Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë vendimin për mos-lejimin e targave serbe në vend.

Polica përmes një postimi për mediat ka bërë me dije se është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi për zbatimin e marrëveshjes së targave.

“Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit të tyre pa vështirësi”, ka thënë policia.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve. Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit të tyre pa vështirësi”, thuhet në deklaratën e policisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!