Në Beograd ka nisur takimi mes Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Gabriel Escobar si dhe të dërguarin e Bashkimit Europian mbi dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këtë takim ku do të diskutohet mbi përshkallëzimin e tensioneve në Veri do të marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd Emanuele Giofre si edhe ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill. /abcnews.al