Tensionet në veri, momenti kur gazetarja raportonte live dhe ndodh shpërthim i fuqishëm  

schedule16:08 - 13 Tetor, 2021

schedule 16:08 - 13 Tetor, 2021

Tensione të shumta pati sot në veri të Kosovës, ku policia e cila ishte duke zhvilluar një aksion për kontrabandë u sulmua nga banorët lokalë serbë.

Sakaq, së fundmi është publikuar një video e re e sulmit të banorëve ndaj gazetarëve.

Teksa ishte në një lidhje direkte, gazetarja Albulena Rexha e Kanal 10, është penguar, pasi në afërsi të saj është hedhur një mjet shpërthyes. Ndaj këtij rasti ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt”, thuhet në reagimin e AHK-së.

Reagimi i plotë:

Gazetarët kosovarë vazhdojnë të mbesin të rrezikuar në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me faktin që gazetarët kosovarë që po raportojnë nga veriu vazhdojnë të jenë të rrezikuar.

Kolegët tanë po sulmohen vazhdimisht nga protestuesit lokalë, që po gjuajnë mjete të ndryshme në drejtim të tyre.

Ftojmë edhe njëherë autoritetet relevante të sigurisë që të mundësojnë raportimin dhe kryerjen e punës nga ana e gazetarëve në një ambient të sigurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!