Bashkimi Evropian pas rrëmbimit të tre policëve nga Serbia, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos bëjnë asnjë veprim që mund të nxisë më tej situatën tashmë shumë të tensionuar.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka përsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që të ulin tensionin urgjentisht.
Stano ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë ftuar për javën e ardhshme në Bruksel.
/KosovaPress/