Tensionet në rajon, Nesho: Dëshira e Vuçiçit për tu bashkuar me Perëndimin, vetëm një iluzion

schedule20:05 - 5 Tetor, 2022

schedule 20:05 - 5 Tetor, 2022

Zëvendës Kryetari i Partisë së Lirisë, ambasador Agim Nesho komentoi në emisionin “Radar” në Abc me moderatore Juli Xhokaxhi deklaratën e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha një ditë më parë se Serbia po përballet me periudhën më të vështirë se ajo e viteve 1990 dhe se po përgatitet sërish “Beteja e Stalingradit”.

Lexo edhe: “Serbia më keq se në vitet ‘90”, Vuçiç flet për luftë në të ardhmen e afërt: Po vjen Beteja e Stalingradit

Nesho tha se deklarata e Vuçiçit ka qenë e paralajmëruar, pasi presidenti serb ka thënë më herët se më tetë tetor do të mbante një fjalim për të treguar linjën e politikave të jashtme.

Ndërsa pohoi se Serbia ka një diplomaci që nuk e përputh me politikën evropiane. Ai tha se dëshira e Vuçiçit për tu bashkuar me perëndimin, është vetëm një iluzion.

“Është një deklaratë jo surprizë, ai e ka paralajmëruar dhe para disa ditësh, që më 8 tetor do mbajë një fjalim ku do të tregojë linjën e politikave të jashtme të vendit të tij.
Serbia ka një diplomaci që nuk e përputh me vijën evropiane. Tregon se Vuçic nuk ndahet nga partneriteti që ka me Rusinë. Ka kohë që Vuçic me politikat e tij tregon se dëshira për tu bashkuar me perëndimin, BE-në është vetëm një iluzion. Ai kërkon kohë. Vuçiç ka 2 lloj politikash. Justifikimi i tij po merr fund. Serbia e ka rritur shkallën e ndërvarësisë me nacionalizmin rus. Vuçiç e ka projektuar vendin e tij si një mbështetës të regjimit rus. Gjithmonë perëndimi ka shpresuar që Vuçiç me pretendimet e tij të bëhet pro BE-së. Vuçiç po projekton të kthejë Serbinë në dominuese në Ballkan”, tha Agim Nesho./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!