Tensionet në protestë, Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje

schedule12:01 - 16 Shkurt, 2019

schedule 12:01 - 16 Shkurt, 2019

Protestues të shumtë çanë kordonin e policisë përpara kryeministrisë dhe hoqën tendën e vendosur në derën e godinës. Në një njoftim për mediat reagoi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

“Duhet vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve e dhunës. Ndërsa qytetarët duhet të protestojnë të lirë duhet të respektohen institucionet”, tha Meta.

Protestuesit kanë hedhur shashka e molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, duke thyer edhe një prej xhamave të derës së godinës. Nga brenda Kryeministrisë efektivët e policisë kanë hedhur ujë në drejtim të protestuesve për t’i larguar nga hyrja e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!