Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Qiriazi: Konflikti sjell shumë efekte ekonomike, Irani ishte përgatitur për skenar të tillë

schedule20:09 - 6 Mars, 2026

schedule 20:09 - 6 Mars, 2026

Eksperti për çështjet e sigurisë, Redion Qiriazi thotë se konflikti në Lindjen e Mesme ka sjellë shumë efekte ekonomike.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Qiriazi u shpreh se Irani ishte përgatitur prej vitesh për një skenar të tillë.

“Situata aktuale duket sikur do duhet të përkeqësohet pak në mënyrë që të bëhet më mirë. Ka një zgjerim të operacioneve dhe duket sikur ky konflikt nuk ka ndalesë, për momentin. Nga ana e Iranit, ky është masterklas në zhvillimin e luftës asimetrike, në rrafshin strategjik të saj. Nëse do të shikojmë të gjitha operacionet e saj ushtarake, karshi vendeve të gjirit, janë pikërisht që të përdorin disbalancën e forcës së tyre ushtarake, për të pasur impakt sa më të madh politik dhe ekonomik në vendet e gjirit, me shpresë që kjo vendosë në presion këto vende. Forcat në luftim, kanë disbalancë të madhe ndërmjet njëra-tjetrës. SHBA dhe Izraeli dominojnë qiejtë, Irani do të luftojë me ato asete që ka në dispozicion të saj. Irani ka qenë i suksesshëm të formësojë qytetarët në 40 vjet, për të perceptuar çdo kërcënim të jashtëm, si tentativë për të kontrolluar Iranin. Irani është një shtet jashtëzakonisht racional me ndërkombëtarët. Janë përgatitur për një skenar të tillë, për më shumë se 20 vite. Krijimi i një kaosi i kontrolluar deri diku”, theksoi ai./abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!