Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ambasada e Shqipërisë në Izrael këshillon shqiptarët atje që të qëndrojnë në zona të sigurta

schedule15:21 - 13 Qershor, 2025

schedule 15:21 - 13 Qershor, 2025

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael ka këshilluar të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë atje, që të qëndrojnë në zona të sigurta dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm.

Ambasada e Shqipërisë në Izrael me anë të një postimi ka bërë publike edhe kontaktet, numra e telefonit. Në raste emergjente kontaktoni: +972544806601, +972 54-9042813.

Kujtojmë se rreth 200 avionë izraelitë nisën në orën 3:30 të mëngjesit me orën e Teheranit, valën e ashpër të bombardimeve ndaj objektivave ushtarake dhe bërthamore të Iranit.

Raketat izraelite goditën rezidencat e disa zyrtarëve të lartë të ushtrisë në kryeqytetin e Iranit, duke vrarë ndër të tjerë Komandantin e njësisë speciale ushtarake të Gardës Revolucionare, Hosein Salami dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Mohamed Bageri. Viktima mbetën edhe drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë dhe programeve raketore e bërthamorë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!