Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ambasada e Shqipërisë në Abu Dhabi thirrje qytetarëve: Shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë

schedule13:28 - 28 Shkurt, 2026

schedule 13:28 - 28 Shkurt, 2026

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi njofton të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe se, për shkak të rritjes së tensioneve në rajon, ekziston rrezik për përshkallëzim të situatës, i cili mund të ndikojë në udhëtime dhe të sjellë pasoja të paparashikuara.

Për këtë arsye, shtetasve shqiptarë u rekomandohet:

Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.



Të mos dalin jashtë pa ndonjë arsye të fortë.

Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore.

Për çdo informacion zyrtar dhe emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën në numrin +971 509807881 dhe të ndjekin burimet e saj zyrtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!